Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, ylli i Milanit firmos javën tjetër me Atletikon për 50 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:42


Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, ylli i Milanit firmos javën tjetër me Atletikon për 50 milionë euro

Atletiko Madrid është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Milanit Alesio Romanjoli. Mbrojtësi i kuqezinjëve ka qenë një pikë kyçe në prapavijën e klubit italian, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

alesio romanjoli

Mes tyre ishte edhe Barcelona, por mesa duket rivali i tyre në La Liga, Atletiko Madrid thuhet se është shumë pranë marrëveshjes. Madje “Don Balon” shkon deri aty sa që e bëjnë fakt të kryer se Romanjoli do nënshkruajë për ekipin që drejtohet nga Simeone javën tjetër. Skuadra e Atletiko Madrid mund ta mbyllë këtë operacion për shifrën e 50 milionë eurove.

25-vjeçari arriti 5 vite më parë tek Milani nga Roma për 25 milion euro. Që kur u transferua tek kuqezinjtë Romanjoli ka luajtur thuajse çdo ndeshje titullar ku grumbullon rreth 200 ndeshje me klubin italian.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com