Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Nejmar do të jetë i Realit së shpejti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2017 | 17:57

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Nejmar do të jetë i Realit së shpejti

Perez po bisedon me të atin e Nejmar për ta transferuar superyllin e PSG-së në Madrid së shpejti. Sipas asaj që raporton “Diariogol” presidenti dwshiron të nënshkruaj me brazilianin që këtë verë.

Perez-600x387

Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 250 milion euro për ekipin parisien dhe ta bëjnë Nejmarin lojtarin më të paguar në botë. Por cila ka qenë përgjigja e babit të Nejmar?

Babai i brazilianit nuk e mohon dëshirën për të parë të birin me fanellën e Realit, por ai tregohet gjakftohtë dhe i ka kërkuar presidentit Perez të presë.

nejmar

Ai i ka kërkuar Perezit që marveshja të realizohet në verën e vitit 2019, që Nejmar të kalojë të paktën dy sezone në Paris, ku do të ketë mundësi të arrijë objektivat e tij, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"