Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Montela firmos nesër më ekipin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 16:33

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Montela firmos nesër më ekipin spanjoll

Viçenzo Montela e ka rrugën e lirë për të nënshkruar me Sevijën, pasi ka gjetur marrëveshjen për tu ndarë me konsensus me Milanin.

Montela kishte kontrate me kuqezinjtë deri në vitin 2020 dhe duhej që më parë të shkëpuste marrëdhëniet me ta, që të mund të firmoste më spanjollët e Sevijës.

Montela

Gazeta spanjolle “AS” shkruan se Montela do të jetë nesër në Spanjë për të hedhur firmën me Sevijën. Tekniku do të firmosë një kontratë një vit e gjysmë më andaluzianët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"