Derbi në familjen Rama, drejtori i Partizanit: Gregu do ulet pranë meje dhe po të dojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:20

Derbi në familjen Rama, drejtori i Partizanit: Gregu do ulet pranë meje dhe po të dojë…

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka dalë në konferencë për shtyp, përpara derbit me Tiranën, teksa ka folur për çeshtjen Mala dhe atë që palët kanë vendosur mes tyre.

87729884_208290613566350_635394614206922752_n

Mala? “Situata e Malës është një situatë e krijuar si pasojë e politikës së klubit për të investuar te lojtarët e rinj. Në mënyrë që të rritet sportivisht dhe ekonomikisht. Qëlloi që ishte Mala, por mund të ishte çdo lojtar tjetër. Për rinovimin e kontratës së Malës, kemi punuar edhe vjet dhe kemi bërë hapa para. Ne me Malën kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kemi arritur një akord, që ai do të jetë lojtari i Partizanit dhe do luajë për të në Shqipëri. Do t’i krijojmë mundësinë që ai të luajë jashtë dhe në momentin që do të vijnë ofertat dhe do të jenë të mira do merren parasysh. Duke parë vlerat e tij si lojtar dhe si person, vendosëm që ta riintegronim në ekipin e parë që të shfaqë githçka dhe të kontribuojë për Partizanin. Bashkëpunimi nuk është vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen. Nëse atij i vjen një ofertë nga një kampionat prestigjoz do ia mundësojmë që ai të shkojë. Të njetën gjë do të bëjmë dhe me lojtarët e tjerë. Ashtu si me Trashin, Çinarin apo Bardhin. Ata e dinë shumë mirë që nuk do të kenë pengesa. Duke ditur që presidenti Demi po bën një investim te kompleksi, është një investim që duhet të kthehet në një farë mënyre. Dhe mënyra më e mirë për t’u kthyer është nëpërmjet talenteve të reja, që do sjellin të ardhura në arkat e Partizanit. Me qëndrimin tonë, donim të tregonim këtë gjë. Duhet të kuptojmë që kur klubi investon, pretendon një të ardhme nga kjo. Jo të gjitha investimet dalin fitimprurëse. Klubi nuk ankohet dhe merr përsipër çdo gjë”.

Ka të fituar dhe të humbur? “Në këtë situatë janë të gjithë fitues”.

Derbi vjen pas humbjes me Bylisin, a është një finale ky derbi? “Me sa mbaj mend unë, në fillimet e hershme të epokës Demi, Partizani një herë ka shkuar në pozita të disfavorshme përsa i përket klasifikimit. Mbaj mend vetëm një ndeshje të Kupës, që ne ishim në kategoritë inferiore dhe na kanë mbështetur së tepërmi tifozët. Mbas gjashtë vitesh u thye kjo tabuja. Ekipi tashmë e ka kuptuar rrugën që do ta ndjekë me trajnerin e ri. Ndeshjet derbi nuk kanë nevojë për t’iu dhënë moral lojtarëve, pasi lojtarët motiovohen vetë. Është një ndeshje që pres stadiumi të jetë plot. Një stadium plotë është korniza e një ndeshje, pak rëndësi ka cilët janë më shumë. Do kemi mungesën e Trashit, por Hakaj do ta zëvendësoj në mënyrë dinjtoze pa dashur të nxjerrë planet e trajneri. Mbase në psikologjinë e lojtarëve ndikojnë të gjitha gjërat, por ndikon dhe fakti për të marrë fitoren. Parizani do të jetë tepër i motivuar”.

Gjykimi? “Unë nuk para ankohem për arbitrat. Unë i ankohem arbitrave aq sa i ankohem lojtarëve të mi kur gabojnë. Pavarësisht dy episodeve të pafata që ndodhën në atë ndeshje, ne e kishim në dorë që ta mbyllnim dhe ta fitonim. Aq sa mund të akonkohem për lojtarët aq do ankohem dhe për arbitrat. Nuk besoj që i bën keq arbitrave t’iu vësh në dukje gabimet. Deklarata të tilla i bëjën mirë organeve që të rrisin cilësinë. Ky kampionat ka pasur shumë ganime, madje dhe foshnjarakae. Në momentin, kur cënimi i garës sportive ka prapaskena, është e vërtetë që do ketë dhe reagime. Deri tani nuk e cilësoi të tillë. Partizani është klub i madh edhe në kuadrin e ankesave janë për shtytjen e garës sportive. Nuk janë ankesa në rolin e një humbësi, pasi nuk e kemi zakon”.87475027_248843906112012_6449514915366436864_n

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, njihet edhe për rivalitetin e madh mes dy tifozerive. Një derbi do të jetë edhe ën familjen Rama, ky vëllai i kryeministrit të Shqipërisë , Olsi Rama është drejtor i Partizanit, ndërsa nisi i tij, Greg Rama është një tifoz i Tiranës. Ky i fundit pas fitores së bardhebluve ndaj Kukësit, u pa në festën e ekipit kryeqytetas për të festuar këtë fitore që i ngjiti në krye të renditjes.

Nipi nuk mbështet skuadrën tuaj?  “Gregu është sportdashës dhe ka luajtur me Tiranën basketboll. Ka një simpati për Tiranën, dhe s’ka të bëjë me faktin e Partizanit. Lojtarët e Tiranës e dinë që unë i takoj dhe i uroj suksese, është brenda normave. Gregu do ta shohë ndeshjen afër meje dhe po të dojë të bëjë tifozllëk për Tiranën (qesh)”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"