“Në Shqipëri të ‘pushkatojnë’”, Bledi Shkëmbi: S’e kisha menduar që Skuka do të shitej 1.4 milionë euro, por nuk kam bërë gabim të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 21:09

“Në Shqipëri të ‘pushkatojnë’”, Bledi Shkëmbi: S’e kisha menduar që Skuka do të shitej 1.4 milionë euro, por nuk kam bërë gabim të madh

Bledi Shkëmbi, i ftuar në emisionin “Sport News”, në News24, analizoi javën e 19-të të Abissnet Superiore, por jo vetëm, teksa i bëri një skaner të plotë rrugëtimit të ekipeve kryesore.

shkembi-e1675178732262-770x409

Shkëmbi u ndal fillimisht te transferimi rekord i Xhuljano Skukës, një lëvizje që sigurisht kohë më parë, kur bomberi ishte pjesë e Dinamos, nuk e imagjinonte.

Duke folur për situatën që po kalon Partizani, ku trajneri Kolela ka përfunduar nën akuzë, Shkëmbi, ndryshe nga opinioni sportiv, shprehet se trajnerit duhet dhënë besim pasi është po i njëjti trajner që pak kohë më parë udhëhiqe kampionatin.

I njëjti diskutim edhe për Mirel Josën, një trajner që Shkëmbi e njeh mirë dhe beson se Josa nuk e njeh presionin, por sigurisht që afrimi i Bekim Balaj rrit pretendimet.

Nga të gjithë ekipet që synojnë titullin, tekniku korçar sheh Tiranën më të avantazhuar në garën për titull, kjo për vetë atmosferën që mbizotëron në këtë klub dhe lëvizjet që kanë kryer gjatë merkatos së janarit.

A e besonit që një ditë Skuka do të shitej për 1.4 milionë euro?

Nuk e kisha menduar ndonjëherë në fakt, sepse trajneri i Dinamos, apo çdo trajner tjetër nuk është se mendon për individin, por mendon për gjithë skuadrën. Patjetër që më bëhet qejfi. Unë me Skukën vazhdoj të kem kontakte gjithmonë. Asnjëherë nuk e shikoj si diçka që kam bërë ndonjë gabim të madh. Për Skukën ishte një moment jo tek ekipi i Dinamos.

Ndoshta unë mund të kisha bërë diçka ndryshe, por kjo patjetër tani është diccka e mbaruar. Ikja e Skukës nga Dinamo, nuk ishte vetëm vendimi im personal. Këtu në Shqipëri pas ndodhin gjërat japin gjithmonë mend dhe ata që gabojnë heqin dorë. Unë mbajta përgjegjësitë e mia te Dinamos, deri atje ku kisha faj, për më tepër janë të tjerë që duhet të përgjigjen.

Pse ndryshojnë kaq shumë ekipet shqiptare në merkaton e janarit apo është diçka normale?

Është diçka normale, si Tirana dhe Partizani, mendoj që bënë mirë që shitën këta lojtarë. Janë të ardhura që klubet përfitojnë, por duhet t’i menaxhosh në mënyrën e duhur, për të marrë lojtarë të të njëjtit nivel. Është për tu parë se si do të reagojnë skuadrat me këto largime.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"