Në Shqipëri ndalohet sporti, Rame transferohet në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 13:50

Në Shqipëri ndalohet sporti, Rame transferohet në Kosovë

Shqipëria siç dihet është shteti i vetëm në Europë që nuk i ka hapur dyert për sportet në salla të mbyllura pas shpërthimit të pandemisë.

126156821_2840794636200210_5138332712963116719_n

Kjo gjë ka shkaktuar një kaos të vërtetë në të gjithë sistemin sportiv. Pas anulimit të sezonit 2019-2020 basketbolli ashtu sikurse volejbolli po shkojnë drejt anulimit dhe të edicionit të ri. Duke parë këtë situatë të paprecedentë, tashmë lojtarë të shumtë kanë nisur të kërkojnë kampionate të tjera për ta vijuar karrierën e tyre.

Kështu Grifin Rame , cili këtë verë iu bashkua skuadrës Goga Basket tashmë është përshëndetur me klubin durrsak, për t’u transferuar në kampionatin kosovar. Basketbollisti amerikan, i cili është një prej lojtarëve të huaj më cilësorë që kanë luajtur vitet e fundit në Superilgë, tashmë ka firmosur për “Golden Eagle Ylli”. Lajmin për nënshkrimin me Ramen, e ka bërë të ditur vetë skuadra kosovare me anë të një postimi në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"