“Në Shqipëri luhet futboll i ashpër, kategorizohet me kampionatin e…”, Ibrahimi: Ja çfarë duhet bërë për të transferuar lojtarë jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 19:49

“Në Shqipëri luhet futboll i ashpër, kategorizohet me kampionatin e…”, Ibrahimi: Ja çfarë duhet bërë për të transferuar lojtarë jashtë

Agim Ibrahimi, ishte njeriu që i dha fitoren Kukësit, në përballjen e sotme ndaj Laçit. Mesfushori i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në këtë sfidë, u shpreh i kënaqur, teksa në prononcimin për “Gol pas Gol” pas ndeshjes deklaroi:

bandicam 2020-11-25 19-22-12-830

“Profesori na tha të sulmonim portierin. Gjatë analizës që kemi bërë e kemi parë që ai kishte qejf që ta mbante topin në këmbë, kështu që e kishim studiuar mirë.

Kukësi ka mjaft kualitet. Duke filluar nga të rinjtë deri tek të moshuarit. Duhet të kategorizojmë pak punën e liderit. Mendoj se ne jemi të gjithë bashkë si kolektiv. Nuk duhet të dallohemi njëri apo tjetri. Jemi këtu për të arritur synimet e klubit, për të dalë lartë në tabelë. Mendoj që do të arrijmë suksesin. Kemi ekip të mirë.

Shirti i kapitenit? Nuk e di unë, kështu kanë vendosur drejtuesit e klubit. Unë jam këtu vetëm për të kryer detyrat. Për të dhënë maksimumin për të motivuar të rinjtë me eksperiencën që kam. Shpresoj që një ditë futbollistët e rinj ata ose do të transferohen ose do të luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Luhet futboll i ashpër në Shqipëri, kategorizohet me futbollin slloven. Kam qenë mjaft vite atje. Jo vetëm në lojë, por edhe stërvitjet që kanë të fuqishme dhe kërkojnë një përgatitje të mirë, për lojtarët që janë teknikë. Duam të kemi më shumë lojë me topin. Ekipi harxhon shumë dhe duhet të vemë fuqinë me teknikën tonë.

Siç e thashë edhe më parë, kampionati shqiptar është i njëjtë me atë slloven. Duhet lobuar më shumë, për t’u transferua lojtarë nga Superiorja. Ka shumë cilësi. Duhet lob i përbashkët i të gjithë agjentëve, për të bërë të njëjtën gjë si Kroacia apo Serbia.

Liga e Shqipërisë është shumë më e fortë se e Maqedonisë, definitivisht. Në Ligën e Maqedonisë ka 2-3 klube, në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, çdo ekip është me potencial të lartë. Me kualitetin që kemi besoj do t’i arrijmë synimet”, u shpreh Ibrahimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"