“Në Shqipëri është e vështirë të bësh futboll të mirë”, Ze Maria: Presidenti nuk mund të ndërhyjë te pjesa teknike, u largova sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 14:06

“Në Shqipëri është e vështirë të bësh futboll të mirë”, Ze Maria: Presidenti nuk mund të ndërhyjë te pjesa teknike, u largova sepse…

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, kthehet të flasë për aventurën e tij në Shqipëri. Në një intervistë për “ilposticipo.it”, braziliani shpjegoi përse u largua nga Tirana. Sipas tij, te bardheblutë kishte probleme administrimi, ndërsa ai vetë nuk ishte fajtor për asgjë.

ze maria

“Shkova në Tiranë te KF Tirana. Skuadra për herë të parë në historinë e vet kishte rënë në Kategorinë e Parë. Fitova kampionatin e Kategorisë së Parë me 15 avantazh nga ekipi i dytë. Fituam gjithashtu edhe Superkupën e Shqipërisë.

Gjatë aventurës sime në Shqipëri pata shumë vështirësi. Atje është e vështirë të bësh futboll të mirë. Dhashë dorëheqjen pasi kishte probleme administrimi. Presidenti nuk mund të hyjë në pjesën teknike”, tha Ze Maria. Kujtojmë që Ze Maria u largua nga Tirana pasi humbi në sfidën me Laçin në javën e shtatë të Superiores të dy sezoneve më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"