Në shkollë fillore dhe amatorë, ja ku ishin shokët e Mesit kur “Pleshti” fitoi për herë të parë “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 13:28

Në shkollë fillore dhe amatorë, ja ku ishin shokët e Mesit kur “Pleshti” fitoi për herë të parë “Topin e Artë”

Tani kanë fatin që të luajnë me një skuadër me Leo Mesin, por 10 vite më parë, kur Leo fitoi “Topin e Artë” të parë në karrierë, disa prej futbollistëve të Barcelonës sapo e kishin nisur karrierën e tyre.

Mesi

Gazeta “Marca” shpjegon se ku ishin 10 vite më parë. Ter Shtegen- Ishte vetëm 17 vjeç dhe luante në kategoritë inferiore të Gladbahut, aty ku u rrit dhe u formua si portier që nga viti 1996.

NETO- Ai bëri sezonin e tij të parë si profesionist. Pas një sezoni të shkëlqyer me të rinjtë e Paranaeses, ai debutoi edhe në skuadrën e parë. Dy vite më vonë u transferua te Fiorentina.

LENGLE- Në atë kohë ishte vetëm 14 vjeç dhe luante në skuadrat inferiore të Shontiji, klub që militonte në Kategorinë e Gjashtë franceze.

UMTITI- Ishte 16 vjeç dhe kishte nisur të shkëlqente me Lionin. Një vit më vonë kaloi në ekipin e dytë dhe tri vite më vonë, në të parin.

PIKE- Prej një viti e gjysmë ndodhej te Barcelona dhe ishte një nga shokët e skuadrës së Leo Mesit kur Barcelona bëri tripletë. Ishte 22 vjeç.

TODIBO- Po hidhte hapat e parë në futboll dhe ishte vetëm 9 vjeç. Lila ishte skuadra e tij e parë, pastaj kaloi te Tuluza dhe aty tërhoqi vëmendjen e Barcelonës.

ALBA- Pas një viti i huazuar te skuadra e Nastik, u rikthye te Barcelona, ku në moshën 20-vjeçare u bë një lojtar shumë i rëndësishëm dhe tri vite më vonë u transferua te Barcelona.

FIRPO- Ishte vetëm 13 vjeç dhe luante tek Atletiko Benamiel.

SEMEDO- Mbrojtësi portugez ishte në kategoritë e ulëta të Sintreses dhe dy vite më vonë bëri kalimin e tij te Benfika.

VAGUE 11- Ishte 11 vjeç dhe ëndërronte që të bëhej futbollist profesionist. Gjendej ende në Senegal, por pak vite më vonë kaloi provën dhe do të luante në Belgjikë.

BUSKETS- Kishte një vit e gjysmë në ekipin e parë, edhe pse 21 vjeç. Pep Guardiola u dashurua me të që nga ekipet e moshave. Është lojtari i dytë që vazhdon të qëndrojë në skuadër dhjetë vite më vonë.

DE JONG- Ishte 12 vjeç dhe shijonte futbollin në ASV Arkel, ekip në qytetin e tij të lindjes. Vite më vonë shkoi tek Ajaksi për t’u bërë lojtari që është sot.

ARTUR MELO- Nisi aventurën e tij në vitin 2009 me Goias. Një vit më vonë firmosi për Gremion dhe aty u rrit si futbollist.

SERXHI ROBERTO- Kishte lënë shenjë me të rinjtë e Barcelonës dhe një vit më vonë u ngjit në një skuadër më të madhe në moshë.

RAKITIÇ- Në moshën 21-vjeçare ishte një profesionist dhe luante me Shalken në kampionatin gjerman.

ALENJA- Ishte ende në shkollën fillore dhe njëkohësisht i regjistruar në akademinë e Barcelonës.

VIDAL- Një tjetër lojtar profesionist në atë kohë. Në moshën 22- vjeçare aktivizohej me Bajer Leverkusenin, përpara se të firmoste për Juventusin.

DEMBELE- Shijonte futbollin me miqtë e tij 12-vjeçarë, përpara se të firmoste me Renën.

ANSU FATI 7- Ishte në klasën e dytë të shkollës fillore dhe në atë kohë vendosi të niste edhe shkollën për futboll me CDF Herrera.

GRIZMAN– Ishte duke u rritur në kategoritë inferiore të Sociedadit dhe në moshën 18-vjeçare bëri kalimin në ekipin e parë.

SUAREZ- Në moshën 22-vjeçare ai luante me skuadrën e Ajaksit në Holandë dhe po jepte sinjalet e para të një sulmuesi të madh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"