Në Shkodër zbulojnë skandalin e radhës, turku Firat dyshohet se nuk ka licencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 16:09

Në Shkodër zbulojnë skandalin e radhës, turku Firat dyshohet se nuk ka licencë

E ardhmja e drejtorit sportiv  Engin Firat, po kthehet në një “telenovelë” turke. Edhe pse turku u prezantua ditën e djeshme, në një konferencë për shtyp, “Starplus” hedh dyshime të forta që drejtori nuk ka firmosur ende kontratë me kuqeblutë. Kjo për një arsye shumë të fortë, sepse Firat nuk disponon licencë për të qenë drejtor teknik i një klubi si Vllaznia. Në dokumetat e dorëzuara nga ai, nuk ka paraqitur licencën e drejtorit.

firat

Turku disponon UEFA Pro, për të qenë trajner, por jo atë të drejtorit sportiv. Kjo gjë po e penalizon 48-vjeçarin edhe pse ka arritur akordin me klubin.

Ndërkohë raportohet se Firat mund të regjistrohet në kursin e FSHF-së, për drejtor sportiv dhe në atë moment, atij i lind e drejta për të firmosur kontratën me Vllazninë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"