Në Shkodër kthehen “hijet” e së shkuarës, shikoni çfarë kanë bërë te Vllaznia para Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 16:05

Në Shkodër kthehen “hijet” e së shkuarës, shikoni çfarë kanë bërë te Vllaznia para Besëlidhjes

Në Shkodër janë rikthyer “hijet” e së shkuarës. Vllaznia nuk e shmangu dot vendin e 8-të dhe rrjedhimisht do t’i duhet të diskutojë mbijetesën me një ndeshje shtesë. Nesër do të luajë me Besëlidhjen një finale “play out”-i dhe duhet thënë që nga klubi është marrë më shumë se seriozisht.Vllaznia-Teuta 0-3

Për të qenë sa më të përqendruar te ky 90-minutësh, ata kanë menduar që skuadra të “ngujohet” 3 ditë përpara. Prej të enjtes pasdite skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës, për të qenë sa më e qetë dhe larg presionit. Seancat stërvitore po zhvillohen në orën 19:00 dhe në stadiumin “Loro Boriçi”, për t’u përshtatur më shumë me terrenin.

Grupi do të jetë edhe më i plotë, pasi rikthehet Renato Malota. Mbrojtësi mbylli dënimin 4-javor dhe do të jetë një alternativë e çmuar për stafin teknik. Rikthimi i lezhjanit mund të jetë lëvizja e vetme në 11-she e me shumë gjasë ai do të zërë vendin e Dajan Shehit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"