Në Shkodër ka lëvizje, ja emrat për administratorin e ri të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2018 | 13:40

Në Shkodër ka lëvizje, ja emrat për administratorin e ri të klubit

Siç u lajmërua dje nga klubi shkodran, Astrit Gjyrezi ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen nga klubi. Ai dështoi të arrinte objektiva dhe u largua nga posti. Vllaznia përfundoi 1 kategori më poshtë. Në të njëjtën kohë, kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi ka nisur punën për të emëruar një tjetër administrator.

bordi

Ajo ka takuar së fundmi një grup specialistësh për konsultim. Proçedura përcakton që administrator i ri do të dalë nga Asambleja e përgjithshme e klubit. Emrat e përfolur janë figura të njohura për Shkodrën si Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Taip Piraniqi, Fatmir Paçrami, Lazer MAtia, Mhill Shkëmbi apo Erogen Brajoviç. Shumë shpejt në qytetin verior do të ketë zhvillime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"