Në shënjestrën e shumë klubeve, ja sa para ofrojnë për Kumbullën Interi dhe Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 23:22


Në shënjestrën e shumë klubeve, ja sa para ofrojnë për Kumbullën Interi dhe Çelsi

Interi ofron 22 milionë euro Veronës për të blerë mbrojtësin  shqiptar Marash Kumbulla.

kumbulla

Sipas “La’Arena” kjo është oferta e re e zikaltërve të cilët duan me çdo kusht 20-vjeçarin që luan për Shqipërinë. Nga ana tjetër, mediat britanike, raportojnë se Çelsi, një tjetër kandidat për të marrë shërbimet e Kumbullës planifikojnë të ofrojnë 23 milionë euro për të.

Shumë klube të njohura të futbollit si Juventus, Valencia, Borusia Dortmund, Çelsi etj., po ndjekin prej kohësh paraqitjet e futbollistit shqiptar në Itali, duke u konsideruar njëri prej talenteve më premtues të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com