Në shënjestrën e gjigantëve të Premier Ligës, Juventusi vendos çmimin përfundimtar për De Ligt
E ardhmja e Matajs De Ligt te Juventusi është një çështje që mbetet ende për t’u vendosur, me mbrojtësin holandez i cili nuk e ka pranuar ofertën e parë të klubit për rinovim gjë që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premier Ligës si Junajtid dhe Çelsi.
Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, bardhezinjtë janë të vendosur të respektojnë klauzolën në kontratën e 22-vjeԭarit dhe të mos pranojnë asnjë ofertë që nuk do të kap vlerën e 115 milionë eurove.
Dëshira e drejtuesve të Juventusit është ta mbajnë mbrojtësin ende në Torino, por dëshira e lojtarit si dhe rreziku për ta humbur atë me zero në përfundim të kontratës aktuale mund të detyrojnë “Zonjën” të bëj një hap pas dhe ta lejojë të largohet, me skuadrat e Premier Ligës që po e monitorojnë situatën me kujdes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"