“Në shenjë respekti”, shpjegim i çuditshëm i Ten Hag për qëndrimin në pankinë të Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 22:13


“Në shenjë respekti”, shpjegim i çuditshëm i Ten Hag për qëndrimin në pankinë të Ronaldos

Kristiano Ronaldo ka parë derbin e Mançesterit nga pankina dhe nuk ia doli t’i jepte një dorë skuadrës së tij në humbjen e thellë 6-3 përballë “qytetarëve”. Një situatë e çuditshme duke llogaritur se ai është një golashënues që mund t’i bënte punë “djajve të kuq” në fushë.

ronaldo

Normalisht që për këtë temë është pyetur edhe trajnerin Erik Ten Hag pas sfidës dhe ai ka dhënë një përgjigje paksa të çuditshme. “Ronaldo nuk ka luajtur si shenjë respekti ndaj karrierës së tij të jashtëzakonshme”, theksoi trajneri pas duelit.

Me sa duket, ai i referohej faktit se nuk vendosi të aktivizonte në pjesën e dytë lojtarin në një ndeshje që dukej se ishte e humbur dhe ku për të do të ishte e vështirë të bëhej vendimtar. Por tifozët në rrjetet sociale në fakt e kanë interpretuar këtë si një ngelje në klasë të futbollistit, për faktin se ai është jashtë forme dhe se nuk do të arrinte të linte shenjë gjithsesi në një duel të tillë.

PANORAMASPORT.AL