Në Serbi e kërcënojnë me burg, Reali ka gati planin për të ardhmen e Luka Joviçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 17:21

Në Serbi e kërcënojnë me burg, Reali ka gati planin për të ardhmen e Luka Joviçit

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë në formë huazimi sulmuesin e tij Luka Joviç te Totenhemi ose Çelsi.

luka-jovic-real-madrid-1572509270-27062

Mediat spanjolle dhe angleze raportojnë se “Los Blancos” pranojnë të largojnë përkohësisht futbollistin serb te njëri prej dy klubeve të mëdha të Londrës. Edhe pse prej kohësh është përfolur se drejtuesit madrilen mund ta shisnin Joviç verën e ardhshme, duket se kanë ndryshuar planet këtë herë.

Pavarësisht se është paraqatur shumë poshtë pritshmërive këtë sezon (11 ndeshje, 2 gola dhe 1 asist), Reali nuk do të pranojë se 60 milionë eurot e shpenzuara për Luka Joviçin të rezultojnë dështim.

Kujtojmë që futbollisti në fjalë rrezikon të dënohet me burg pasi ka udhëtuar drejt vendlindjes në kohën kur qeveria ka bllokuar të gjithë transportin për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tregua i ashpër me Joviçin duke shtuar se nuk mund të merret parasysh fakti që është një emër i njohur i futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"