Në Rumani e bëjnë zyrtare: Llullaku te Astana, vendosi nga rroga!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2016 | 18:48

Në Rumani e bëjnë zyrtare: Llullaku te Astana, vendosi nga rroga!

Azdren Llullaku ka firmosur për FC Astana në kampionatin kazak të futbollit. Lajmi është publikuar së fundmi në mediat rumune, të cilat kanë mësuar nga burime pranë klubit të Gaz Metan Medias se futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin me klubin e tij të ri, falë një oferte ekonomike që nuk mund t’i thoshte jo dhe mundësisë për të luajtur në Ligën e Kampioneve.

llullaku

Sipas mediave rumune, pas ofertave të Steauas dhe Dinamos së Bukureshtit, Llullaku i kishte konfirmuar klubit se kishte marrë të tilla edhe nga Sivaspor, Leh Poznan dhe Astana.

Në fund, ai kishte zgjedhur të shkonte në Kazakistan, ku i është ofruar një rrogë prej 40 mijë eurosh në muaj, më shumë se 10-fishi i asaj që përfitonte deri tani në Rumani, ku Gaz Metan e paguante vetëm 3 mijë euro.

Meqë edhe kjo rrogë i është vonuar në muajt e kaluar nga klubi rumun, mendohet se Gaz Metan nuk do të pengojë kalimin e Llullakut drejt ekipit të Kazakistanit i cili në sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve meqë ka fituar kampionatin vendas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"