Në radarin e Barçës, Mukoko flet për të ardhmen e tij: Vendimin do ta merrni vesh në kohën e duhur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 16:29

Në radarin e Barçës, Mukoko flet për të ardhmen e tij: Vendimin do ta merrni vesh në kohën e duhur…

Jusufa Mukoko ka treguar një formë të shkëlqyer me Borusia Dortmund, aq sa ka bindur dhe trajnerin e Gjermanisë, Hansi Flik për të qenë pjesë e Botërorit. 

636e074f8a0c8.r_d.1337-833-3160

Sulmuesi i cili do të mbushë 18 vjeç nesër, është në radarin e Barçës dhe klubeve të tjerë në Europë. Nga përqendrimi me skuadrën gjermane, Mukoko foli për planet e tij në të ardhmen.

“Tashmë do ta dini nëse do të qëndroj në Dortmund apo jo. Do marr vendimin tim n kohën e duhur. Ndihem shumë i lumtur në Borusia Dortmund dhe e di që Edin Terziç ka besim tek unë”, tha sulmuesi i lindur në Kamerun, i cili nuk përjashtoi as rinovimin dhe as largimin nga skuadra gjermane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"