Në Pukë kundër sfidës në Fier, reagon kapiteni i Tërbunit: Të luhet në fushë asnjanëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2022 | 16:09

Në Pukë kundër sfidës në Fier, reagon kapiteni i Tërbunit: Të luhet në fushë asnjanëse

Tërbuni vazhdon përgatitjet për finalen e “play off”-it. Të shtunën do të udhëtojnë në Fier, atje ku i pret Apolonia.

MIGEL METANI 2

Rregullorja favorizon ekipin që renditet më lart, por në Pukë janë kundër. Ata mendojnë se duhet të luhet në fushë asnjanëse.

Këtë e thotë edhe kapiteni Migel Metani, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”: “Po stërvitemi për Apoloninë, ndeshje që duhet ta luajmë në fushë asnjanëse. Nuk ka pse favorizohet një ekip, kur në fund të fundit është ‘play off’. Shpresojmë shumë që gjykimi të jetë i drejtë. Tërbuni mbylli një kampionat cilësor dhe në asnjë moment nuk diskutoi qëndrimin në këtë kategori dhe me meritë kapi zonën që të mban në garë për ngjitjen. Do bëjmë çmos që ta mundim Apoloninë dhe e pamundur nuk është, kur në dy faza i kemi marrë 6 pikë. Le të shpresojmë që të kemi me vete dhe fatin. E respektojmë kundërshtarin, por ne do ta bëjmë surprizën. Dëshira e drejtuesve dhe lojtarëve, pa përjashtuar tifozërinë, është ta shijojmë edhe një herë Superioren si në 2016″.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"