Në pritje të vendimit për fatet e këtij sezoni, lojtarët te skuadra e Kategorisë së Parë ndihen të çakorduar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 14:44

Në pritje të vendimit për fatet e këtij sezoni, lojtarët te skuadra e Kategorisë së Parë ndihen të çakorduar

Më 11 maj pritet që FSHF-ja të marrë një vendim për fatet e këtij sezoni dhe deri atëherë futbollistët janë të detyruar të vazhdojnë stërvitjen individuale.Devolli

Ka edhe nga ata që e kanë humbur durimin dhe kanë filluar të luajnë futboll në fusha të vogla me nga katër lojtarë, edhe pse kjo paraqet rrezikshmëri. Periudha dymujore pa futboll i ka mërzitur jo pak ata.

Te Devolli e presin me padurim rifillimin e ndeshjeve. Cilido që të jetë vendimi, ata duan ta dinë, pasi ndihen shumë të stresuar nga kjo zvarritje e gjatë. “Jemi të çakorduar krejtësisht, por jemi të detyruar të zbatojmë vendimet e FSHF-së”, thotë një nga titullarët e Devollit.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"