Në pritje të vendimeve të qeverisë, sulmuesi i Besëlidhjes kërkon të rikthehen në fushë javën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 14:16

Në pritje të vendimeve të qeverisë, sulmuesi i Besëlidhjes kërkon të rikthehen në fushë javën tjetër

Futbollistët e Besëlidhjes edhe stafi i saj janë në pritje të vendimeve të qeverisë. Ata janë në akth, sepse nuk e dinë çfarë do të ndodhë me fatet e mëtejshme të sezonit, i ndërprerë që më 9 mars. Për 50 ditë radhazi futbollistët ndodhen të ngujuar në banesat e tyre për shkak të pandemisë së “COVID-19”, ndaj kanë shumë pak hapësira për stërvitje.

BESELIDHJA

Sulmuesi kavajas, Edmond Hoxha, i cili ndodhet në qytetin e tij, stërvitet individualisht aq sa e lejojnë kushtet. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, ai thotë se shpresat për Superioren janë të mëdha, por kërkon që ekipet t’i kthehen fushës patjetër javën e ardhshme. “Po mbushen dy muaj që është ndërprerë kampionati dhe ne kemi mbetur mbyllur në shtëpitë tona. Një situatë që e ka dëmtuar rëndë aktivitetin njerëzor në të gjitha fushat, përfshirë edhe futbollin.

Gjatë këtyre ditëve jam munduar të bëj diçka për të mbajtur formën sportive në aspektin fizik, duke u stërvitur në kushtet e shtëpisë dhe pak në natyrë, aq sa na lejon ligji. Besëlidhja ka një objektiv, që është ngjitja në Superiore dhe ne ende nuk i kemi humbur shpresat nëse nis kampionati, në të kundërt vetëm do të presim formulat që do të vendosë federata.Beselidhja foli i dyte

Nëse futbollit i lejohet që javën e ardhshme të nisë aktivitetin, atëherë sezoni vijon, na duhen 3-4 javë fazë përgatitore për t’u karikuar të paktën 70% të kapacitetit tonë fizik.

Ne luftën sportive e kemi të hapur në dy fronte, kërkojmë ngjitjen në Superiore dhe të shkojmë sa më larg në Kupën e Shqipërisë, por kuptohet që parësor është objektivi i parë”, ka thënë sulmuesi kavajas për gazetën.

Preng GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"