Në pritje të shortit, De Biazi: Ja kundërshtarët që do më pëlqenin në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 12:05

Në pritje të shortit, De Biazi: Ja kundërshtarët që do më pëlqenin në Ligën e Kombeve

 Në një lidhje të drejpërdrejtë me “Supersport” ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, foli shkurtimisht për emocionet që dhuroi kualifikimi në Europian, si dhe për mundësitë reale të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

De Biazi

“Besoj që ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë ata që e duan sportin. Besoj që kjo gjë do t’iu shërbejë të gjithëve kjo gjë. Ishte një situatë disi e çuditshme në Europian. Ne arritëm të dytët në grupw edhe pse kishim përballë Portugalinë dhe Serbinë.

Do të jetë një short i mundur, pak më i lehtë, përpara të gjitha duke para 8 pretendente në Grupin C nuk është e lehtë, por është e mundur që Shqipëria të marrë një vend të rëndësishme nga ky grup,” u shpreh De Biazi.

Besoj që kjo është një mundësi më shumë. Jo vetëm nëpërmjet kualifikimit direkt. Por edhe nëpërmjet kualifikimit nga Liga. Është një turne më shumë dhe shumë interesant.

Dhe me kundërshtarë në nivele të ndryshme. Është më spektakolare një gjë e tillë. Do të më pëlqente Rumani, sepse nuk e ka marrë veten akoma, Izraeli sepse është në moment rikonstruktimi. Për fashën e fundit, skuadra më e mirë do të ishte Estonia”, tregoi ish-trajneri. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"