Në pritje të ish-mesfushorit të Juventusit, Apolonia e nis me një emër të njohur në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 21:28

Në pritje të ish-mesfushorit të Juventusit, Apolonia e nis me një emër të njohur në pankinë

Të hënën pasdite, Apolonia është grumbulluar për herë të parë për sezonin e ri. Nën drejtimin e trajnerit të moshave Nikolin Çoçlli, skuadra ka kryer ushtrime të lehta në terrenet sportive të akademisë.

Coclli Apolonia

Gjithçka është një parapërgatitje përpara se të mbërrijë trajneri i ri, Manuele Blazi, i cili pritet që ta nisë fazën përgatitore në fillim të muajit gusht. Ndërkohë, nga ana e klubit fierak bëhet me dije se nuk do të ketë firo të tjera veç Gjatës e Mihanës dhe gjithçka do të fokusohet te përforcimet, që do të akordohen në përputhje me kërkesat e trajnerit të ri.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"