Në pritje të Dominguez dhe “Bubës”, ja situata te Partizani para sfidës ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 20:41

Në pritje të Dominguez dhe “Bubës”, ja situata te Partizani para sfidës ndaj Vllaznisë

Partizani do të luajë ditën e shtunë kundër Vllaznisë, në një sfidë tepër delikate në stadiumin “Loro Boriçi”. Të kuqtë e Ilir Dajës, si rrallëherë kanë pasur 2 javë kohë në dispozicion për ta përgatitur këtë takim dhe situata në ekip duket optimale.

partizani

Megjithatë, dy lojtarë Dominguez dhe Ferhan Hasani, kanë luajtur për kombëtaret e tyre, por që nga dita e sotme, pritet t’i bashkohen ekipit.

Edhe pse kanë luajtur për kombëtaret e tyre, vështirë se Dominguez dhe “Buba” do të luajnë kundër Vllaznisë ose mund të kenë vetëm disa minuta në këmbët e tyre. Sa i takon pjesës tjetër të grupit, nuk ka pasur asnjë shqetësim për trajnerin Daja, i cili do të ketë luksin e alternativave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"