Në pritje për të marrë “biletën”, ja situata e bisedimeve për transferimin e Bregut jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 23:50

Në pritje për të marrë “biletën”, ja situata e bisedimeve për transferimin e Bregut jashtë Shqipërisë

Muaji mars është vendimtar për të ardhmen e Dejvi Bregut. Ashtu siç ka raportuar ditë më parë “Panorama Sport”, klubi i Skënderbeut është në bisedime të avancuara për shitjen e vlonjatit te klubi suedez, Hamarbi.

Dejvi Bregu

Merkatoja në shtetin nordik mbyllet më 31 mars, kështu që koha është e mjaftueshme. Megjithatë, zyrtarisht palët nuk kanë finalizuar ende asgjë, pasi po shikojnë edhe detajet e fundit të marrëveshjes.

Nuk është çudi që akordi të prishet, por në klubin korçar janë optimistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"