“Në pjesën e parë kishim në fushë 2 piktorë”, shfryn trajneri Ndreu: Nuk meritonim të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 16:04

“Në pjesën e parë kishim në fushë 2 piktorë”, shfryn trajneri Ndreu: Nuk meritonim të fitonim

Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet pozitive, ndërkohë që Partizani dhe Tirana triumfuan përballë Skënderbeut dhe Kastriotit.

bandicam 2021-01-16 15-59-02-412

Trajneri  i Kastriotit, Ramadan Ndreu, ndjeu keqardhje për humbjen me përmbysje ndaj Tiranës, teksa nuk nguroi disa prej lojtarëve të tij si piktorë.

KEQARDHJA PËR HUMBJEN- Ashtu siç erdhi loja, nuk meritonim të fitonim. I patëm të gjitha shanset në pjesën e parë. Është e vështirë të krijosh aq shumë raste sa krijuam ne në pjesën e parë. Po të ishim më të kujdesshëm do ta kishim mbyllur lojën që pjesën e parë.

Skuadra ka nevojë që të freskohet. Ka nevojë për lojtarë që ndryshojnë marshin e lojës. Lojtarët nuk janë në rritmini e duhur. Nuk po na japin atë që duhet. Në pjesën e parë kishin në fushë 2 piktorë. Nuk duhet të hysh në lojë dhe të shëtisësh. Iu ka rënë fati që me mungesat që kemi të jenë në lojë. Shpresojmë që në javët e ardhshme të na kthehet të paktën 2 lojtarë.

Lojtarët e mirë nuk i lëshojnë skuadrat. Nuk kam shumë shpresë te merkato. Shpresa është te kthimi i lojtarëve të dëmtuar që kanë qenë titullarë. Janë shumë lojtarë që mungojnë. Kemi 3-4 ndeshje që mungojnë mbi 5 lojtarë. Piktor Henri ishte në pjesën e parë, shëtiste në fushë. Justifikohet pak se ishte i dëmtuar. Lojtarët duhet të kenë më shumë grintë. Është ndryshe të kthehesh në pozicion, ndryshe të kthehesh me idenë për t’u mbrojtur. Tirana ka lojtarë shumë më të mirë se ne. Iu kam kërkuar grintë dhe sakrificë.

RASTI I HUMBUR NGA REZI? Rastet edhe humbet. Edhe Rezi ka sakrifikuar. Ia u kam bërë të qartë edhe në stërvitje, që goli do vlerësim të jashtëzakonshëm për t’u shënuar”, u shpreh Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"