“Në pjesën e parë isha shumë i mërzitur”, Dovedan: Më habiti ajo që bëri skuadra pas golit të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 18:11

“Në pjesën e parë isha shumë i mërzitur”, Dovedan: Më habiti ajo që bëri skuadra pas golit të dytë

Trajneri Dovedan ka folur pas ndeshjes me Laccin, ku Bylisi i tij u kualifikua dhe vlerësoi reagimin e ekipit të tij, pas pësimit të golit të dytë. Për mikrofonat e “Supersport”, tekniku i ballshiotëve është shprehur:DOVEDAN

Ka qenë ndeshja më e vështirë për ne dhe jemi gati të japim maksimumin deri në fund. Në pjesën e parë isha i mërzitur, pasi nuk po bënim asgjë nga ato që kishim folur para ndeshjes. Megjithatë ishte e habitshme, pasi kur pësuam golin e dytë dhe gjithçka u bë më e vështirë, skuadra reagoi mirë dhe doli në lojën e saj, duke arritur të shënojë dy gola.

Gjykimi dhe penalltia sot?
Normalisht, atëherë kur është për të vërshëllyer arbitri, le ta japë. Si në rastin e penalltisë tonë, ashtu edhe asaj të Laçit, gjithçka ishte e qartë dhe nuk kisha pse të reagoja.

I befasuar nga atmosfera në Laç?
Normalisht, duke parë specifikën e ndeshjes, gjithsecili kishte uri për të vijuar, ndaj në pjesën e dytë pamë një futboll të egër, që gjithsesi ishte i bukur.

Gjendja e Ndrecës?
Nuk e kam parë akoma. Tani do të komunikoj me lojtarin. Di vetëm që kur e pashë nga afër, kishte krahun shumë të ënjtur, ndaj shpresoj të shërohet sa më shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"