Në Peqin shpresojnë te dënimi i klubit kavajas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2013 | 13:32

Në Peqin shpresojnë te dënimi i klubit kavajas

shkumbini-vllaznia-2-1Shkumbini ka ende një mundësi për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Nuk bëhet fjalë për rikthim pikësh, por fati i peqinasve tashmë është në duart e Prokurorisë së rrethit Tiranë, e cila pritet që të marrë një verdikt në lidhje me hetimin ndaj klubit të Besës. Siç dihet, disa javë më parë, Prokuroria kishte nisur hetimin ndaj drejtuesit kavajas, duke i akuzuar për manipulim të rezultateve dhe paracaktim të tyre. Në Peqin të gjithë e kanë kthyer vëmendjen e tyre pikërisht te vendimi që mund të marrë Prokuroria, e cila mund ta penalizojë klubin kavajas. Peqinasit, në fakt, gjithmonë janë shprehur se shpresonin që drejtësia të vihej në vend, pasi e kanë parë veten e tyre të nxjerrë jashtë gare në mënyrë të padrejtë. Vendimi në lidhje me këtë çështje pritet me interes në qytet.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"