“Ne nuk kemi cilësi”, fjalët e Spaletit turbullojnë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 12:09

“Ne nuk kemi cilësi”, fjalët e Spaletit turbullojnë Interin

Çfarë mungon? Cilësi. Cilësi. Cilësi”. Luçiano Spaleti e përsëriti tri herë përballë telekamerave në intervistën postndeshjes Inter-Napoli. Më pas, në konferencën për shtyp, e rikujtoi dhe iu përgjigj Kandrevës që kishte cilësuar fjalët e trajnerit si një tentativë për të “stimuluar” grupin: “Antonio mund të thotë çfarë të dojë, – u shpreh tekniku, – ky është mendimi i tij, timin e thashë”.

Spaleti

MORALI – Pra, nëse mesazhi, kritika, “sulmi”, janë të gjitha për “Suning”, goditjen në fund e merr megjithatë publikisht skuadra: në mënyrë, megjithatë, paradoksale pikërisht në mbrëmjen kur diti të frenojë Napolin me një paraqitje ndoshta jo të shkëlqyer, por megjithatë me një intensitet pozitiv. Një goditje e rëndë, një “shuplakë” që dhemb: sepse të dëgjosh haptas se mungon cilë- si nuk bën mirë dhe, me siguri, nuk të motivon.

QARKULLIMI – Pa dyshim, trajneri zikaltër i referohet cilësive ofensive, ose më saktë aftësive që Interi duhet të ketë për të shfrytëzuar më mirë fazën e tranzicionit mbrojtjesulm pasi rikuperon topin, ose thjesht nga ndërtimi i aksionit duke nisur nga prapavija. Nëse nga njëri krah shmangia e humbjes me Napolin (i lëshuar në luftën për titull) mbetet një rezultat pozitiv, nëse shihet përtej, pikërisht me këtë Napoli, që po përjeton periudhën më të keqe sezonale, fitorja ishte (thuajse) detyrim, në momentin më delikat të kampionatit.

PAK GOLA – Interi qarkullon topin me vështirësi, gabon shumë pasime në nisjen e aksioneve, ka një manovër të ngadaltë dhe shpesh të parashikueshme, shënon gjithmonë e më rrallë (Spaleti pati disa fjalë edhe për Ikardin) dhe arrin te goli me vështirësi shumë, tepër të madhe. E përkryer: për këtë vit vazhdojmë kështu, nuk kemi rrugëzgjidhje; por, mos më kërkoni të pamundurën e mbi të gjitha, nëse duam të vazhdojmë së bashku, duhet ndërruar regjistri.

MERKATO – Sigurisht, duket thelluar konteksti, analiza dhe interpretimi. Sepse Spaletit nuk është gabim, në terma absolutë, e veçanërisht në krahasim me Napolin, fjalët e tij marrin një kuptim të qartë. Trajneri i dërgon një mesazh drejtuesve kinezë, drejtorit sportiv, Piero Auzilio, të gjithëve që i vendosin zikaltrit në të njëjtin nivel me klubet në garë për titull apo për Ligën e Kampioneve: jo, tha pa kuptime të dyta Luçiano, nuk është kështu dhe duhet thënë hapur.

SULM – Me të thënë këtë, disa konsiderata qëndrojnë sepse sezoni është ende i gjatë: të “kryqëzosh” publikisht grupin për të sulmuar drejtuesit, a nuk është e kundërta e produktivitetit? A nuk rrezikon të provokojë fakturën (apo ta përkeqësojë, nëse marrim për të mirëqenë që ekziston një) mes trajnerit e grupit? Të krijojë pakënaqësi? A nuk do ishte më mirë të qëndronte gjithçka në brendësi të dhomave të zhveshjes? Spaleti, ka bërë shpesh “mea cupla”: këtë herë është hedhur në sulm…

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"