“Ne nuk jemi PSG ku çdo gjë shkon në perfeksion”, flet administratori i Tomorit: I zgjidhëm për 48 orë shqetësimet që kishim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 19:55

“Ne nuk jemi PSG ku çdo gjë shkon në perfeksion”, flet administratori i Tomorit: I zgjidhëm për 48 orë shqetësimet që kishim

Bledar Sinella dha dorëheqjen mes akuzave. Trajneri e quante largimin të imponuar prej problemeve që kishte në klub dhe jo vetëm. Deklarata e kavajasit nuk mund të kalonte në heshtje në Berat dhe ka qenë administratori Ismet Ajazi që i është përgjigjur.

Tomori Dalipi

Ai e falënderon për kontributin dhe nuk e mohon as ekzistencën e halleve të radhitura nga tekniku, por i kujton atij se nuk janë PSG-ja.

“Kur ekziston dëshira dhe vullneti, problemet sfumohen. Kështu ngjau me ne, që i zgjidhëm për 48 orë shqetësimet që kishim. Nuk ka vend për panik siç u komentua dy ditë më parë pas dorëheqjes së ish-teknikut Bledar Sinella, të cilin e falënderojmë publikisht për bashkëpunimin dhe kontributin e tij te Tomori.

Ne nuk jemi PSG ku çdo gjë shkon në perfeksion, por kemi dëshirën për t’u shërbyer beratasve. Dhe unë, në emër të klubit, i siguroj futbollistët se nuk do t’u mungojë asgjë. Pretendojmë dhe jemi klubi më korrekt në Shqipëri në detyrimet financiare dhe kështu do të vazhdojmë me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim.

Është për t’u vlerësuar me notat më maksimale ndërhyrja e kryebashkiakut Ervin Demo. Zgjidhi në kohë rekord çdo keqkuptim në favor të futbollistëve, duke nënshkruar kontratat që sot (dje). Premtimi për zgjidhjen e këtij ngërçi u mbajt. Dua t’i uroj suksese dhe mbarësi skuadrës dhe teknikut tonë të ri Klevis Dalipi dhe dy ndihmësve të tij”, u shpreh administratori për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"