Në nevojë për një mesfushor, Milani synon edhe lojtarin e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2018 | 22:15

Në nevojë për një mesfushor, Milani synon edhe lojtarin e Romës

Nuk është më mister nevoja e Milanit për një mesfushor. Teksa Leonardo ndodhet në Paris për të tentuar Rabion, “Sportmediaset” flet edhe për planin rezervë të kuqezinjve. Emri i ri në axhendën e drejtuesve, është ai i Lorenco Pelegrinit. Megjithëse zbarkoi në Romë i kërkuar shprehimisht nga trajneri Di Françesko, lojtari nuk konsiderohet i pashitshëm nga verdhekuqtë.

lorenco pelegrini

Për të përkeqësuar marrëdhënien me klubin e kryeqytetit italian ka menduar vetë lojtari, i cili ka shprehur haptazi pakënaqësinë për afrimet në skuadër të Pastores dhe Kristantes. Dyshja rrit konkurrencën në rolin e Pelegrinit, çka mund ta shtyjë të largohet. Akordi mund të arrihet mbi bazën e 35 milionë eurove, teksa për vendimin përfundimtar te Milani do të presin kthimin nga Parisi të Leonardos. Nëse drejtori teknik kthehet pa Rabiot, atëherë “Djalli” do të mësyjë drejt Romës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"