“Në ndeshjen Shqipëri-Greqi të vitit 2004 kapja topat mbrapa portës”, Andi Lila: Federata ka gati planin për ndërtimin e “Golden Team Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 23:54

“Në ndeshjen Shqipëri-Greqi të vitit 2004 kapja topat mbrapa portës”, Andi Lila: Federata ka gati planin për ndërtimin e “Golden Team Albania”

Andi Lila ishte organizatori kryesor i turneut të bamirësisë të zhvilluar ditën e djeshme në “Air Albania” mes yjeve të Italisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë. I ftuar në studion e emisionin “Zona Gol”, kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, foli në lidhje me këtë organizim, ku nuk i kurseu batutat.

bandicam 2020-01-11 23-16-31-814

“Unë jam personi që i falenderoj ata që më kritikojnë. Kritikat e tyre do i kem parasysh. Edhe ata që mund të kenë thënë ndonjë fjalë, kanë ndërruar mendim, duke parë si shkoi organizimi. Nuk dua të bëj polemika, në këtë ndeshje bamirësie. Nuk janë bërë rakordimet me kompaninë e biletave dhe nuk e di shifrën. Shpresoj që me këto të ardhurat të ndihmojmë një komunitet, jo thjesht një familje. Të gjithë që kontribuan, të kemi emrin.

Po pres me padurim rikthimin në fushë, më mungon fusha. Është një kohë e gjatë që jam jashtë. Dje e kam shijuar, u rrita me këtë brez futbollistësh. Prita me emocion të madh të fillonte ndeshja. Në 2004 kur ishte ndeshja Shqipëri-Greqi, unë kapja topat mbrapa portës. U rrita me ndjenjën e jashtëzakonshme. Ishte një motiv për të qenë pjesë e kombëtares. Këta çunat ishin motivuesit e mi kryesorë që unë të bëja një karrierë të mirë.  Pati vetëm një dështim, Bushi kishte premtuar se do bënte gol me gërshërë dhe kjo nuk ndodhi.

Jam futur në wikipedia, dhe i kontrollova të gjithë mos e kishte ditëlindjen dikush në 10 janar, e gjeta një, ai është Nevil Dede. Dua t’i uroj gëzuar ditëlindjen. Është një nga trajnerët më të mirë që unë kam kaluar.

Do jemi transparent për fondet, nga dita e parë deri te e fundit. Nuk mund të flas për shifra ekzakte. Nuk dua të gaboj. Po e mendoj me grupin. Do ta vendosim së bashku. Mendojmë të jetë një objekt që t’i shërbejë shumë familjeve. Siç goditëm me evenimentin shpresoj të godasim edhe me bamirësinë. Federata kam gati planin për  ndërtimin e një ekipi Golden Team, i cili do të funksionojë rregullisht. ”, u shpreh Lila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"