Në ndërtim e sipër, dy mesfushorët e skuadrës së Kategorisë së Parë rinovojnë kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2021 | 22:38

Në ndërtim e sipër, dy mesfushorët e skuadrës së Kategorisë së Parë rinovojnë kontratën

Lushnja vijon të jetë në ndërtim e sipër. Kështu, sot, pritet të hidhen edhe dy firma të tjera. Në fakt bëhet fjalë për dy rinovime dhe që të dyja i përkasin repartit të mesfushës. Ergys Alushi dhe Aldo Qoshku do të vijojnë të jenë pjesë e Lushnjës. Mesfushori Alushi do të luajë sezonin e shtatë radhazi, që kur erdhi nga Naftëtari në vitin 2015.

Lushnja-Egnatia

“Të hënën dal në stërvitje, do të firmos rinovimin”, është shprehur mesfushori Alushi për gazetën. Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe mesfushori tjetër Aldo Qoshku.

21-vjeçari i lindur në Greqi dhe i ardhur në Lushnjë nga Dinamo, do të luajë sezonin e dytë radhazi në “Roza Haxhiu”.

“Sot do të jem në Lushnjë për të firmosur”, theksoi Qoshku.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"