Në NBA virusi “ndan” tifozët/ Të vaksinuarit qëndrojnë bashkë, pjesa tjetër mban distancën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2021 | 14:03

Në NBA virusi “ndan” tifozët/ Të vaksinuarit qëndrojnë bashkë, pjesa tjetër mban distancën

Një ndeshje basketbolli në NBA ka shkaktuar një paradoks të vërtetë, teksa fansat e dyja ekipeve janë ndarë në dy grupe, të vaksinuar dhe të pa vaksinuar ndaj Covid-19.

vaksina

Virusi shkaktoi probleme globale në të gjithë botën teksa me uljen e ritmit, stadiumet e eventeve sportive filluan të hapnin dyert gradualisht për tifozët e tyre. Në ndeshjen e basketbollit midis New York Knicks dhe Atalanta Hawks ishin të pranishëm 15 mijë tifozë.

Ndarja e tifozëve u bë në mënyrë të tillë që të vaksinuarit ndaj Covid-19 qëndronin në të majtë, ndërsa të pa vaksinuarit qëndronin në të djathë duke mbajtur distancën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë ende efekte negative në numrin e rasteve ditore, duke shënuar 25 mijë të tilla çdo ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"