Në mesditë vendimi, Milani befason UEFA-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 9:57

Në mesditë vendimi, Milani befason UEFA-n

Dy avokatë, një fin anciere dhe një ek spert në të drejtë sportive, pa harruar përfaqësuesin e “Elliot” dhe avokatin e fondit amerikan me në krye Marko Fasonen. Ishte kjo skuadra e shtatë të mrekullueshmëve, që dje ishin në Lozanë për të mbrojtur Milanin pranë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

epa06897616 Marco Fassone (L), CEO of AC Milan, and lawyer Roberto Cappelli (R) arrive for a hearing at the international Court of Arbitration for Sport (CAS) in Lausanne, Switzerland, 19 July 2018. AC Milan have been banned from participating in the UEFA Europa League by the UEFA for breaching the Financial Fair Play (FFP). EPA/JEAN-CHRISTOPHE BOTT
Seanca dëgjimore nisi në orën 9:10 dhe përfundoi pas 20:00 të mbrëmjes, teksa mësohet se nuk është konsumuar pushimi i drekës, për shkak se mbrojtja voluminoze e Milanit ka tejkaluar kohën e parashikuar. Vetëm administratori Fasone ka dëshmuar për më shumë se 70 minuta përpara tre gjyqtarëve të RAS-it, teksa më pas Valentina Montanari në rolin e financieres kuqezi ka shpjeguar planet ekonomike afatmesme të klubit. Nga ana e UEFA-s, përfaqësimi ka ardhur vetëm me një element, i cili nuk ka qëndruar në sallë deri në përfundim të seancës.

12795077_1873090682917759_8246728652608977408_o-e1475080112834

DOSJA KUQEZI – Përveç 30 faqeve për planin e ri, Milani është prezantuar në Lozanë me dy elemente, që mund të rezultojnë thelbësore në vendimin e KAS-it. Avokati Jan Lajnam dhe Frenk Tuil, menaxher përfaqësues i “Elliot”, kanë dëshmuar përpara gjykatësve nga 30 minuta secili, duke i informuar për planin e fondit që përfaqësojnë. Pika e kthesës janë borxhet, të cilat nuk janë më ndaj palëve të treta me fondin, që ka marrë përsipër eliminimin e tyre nga fletoret e llogarive të Milanit. Fakti që dënimi i UEFA-s ka ardhur në lidhje një kohë tjetër e me të tjerë pronarë, është një element lehtësues që mund të sjellë uljen e dënimit për të mos marrë pjesë në Ligën e Europës. Milani shpreson në gjobë, por edhe sanksione të tjera do të ishin të mirëpritura në krahasim me përjashtimin, i cili mund të kushtojë deri në 50 milionë euro.

milan-serie-a-1024x703

VENDIMI – Megjithëse pritej mbrëmjen e djeshme, verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv do të vijë në mesditën e sotme. Seanca dëgjimore përfundoi në orën 20:45, ndryshe nga 18:00 që ishte parashikuar në axhendën e komisionit. Ekipi i mbrojtjes gjyqësore të Milanit u kthye në Itali mesnatën e djeshme. Gjatë pasdites, pranë selisë së KAS-it është vënë re një grup tifozësh me fanella dhe shaje, të cilët shprehën mbështetjen e tyre ndaj ngjyrave kuqezi. Ka një optimizëm të lehtë mbi fatin europian të “Djallit”, drejtuesit e të cilit shpresojnë që dosja dhe elementët e rinj të bëjnë gjyqtarët të ndryshojnë vendimin e UEFA-s.

mirabeli gatuzo

ADMINISTRATORI – Në lidhje me ditën pranë KAS ka folur edhe administratori Marko Fasone i cili është mjaftuar me një deklaratë të shkurtër për mediat, gjatë të cilës ka deklaruar se: “Ishte një ditë shumë e ngjeshur gjatë të cilës patëm hapësirë të flasim deri në detaje. U eksploruan disa aspekte biznesi, ligjore dhe financiare ndaj mendoj se janë të gjitha elementë që mund ta na sigurojnë një gjykim më të mirë. Së bashku me një grup ekspertësh shpjeguam dosjen tonë teksa prania e Frenk Tuil si përfaqësues i “Elliot” ishte shumë domethënëse. Sa i përket vendimit e presin paraditen e nesërme (sotme)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"