“Në mëngjes i thanë se kishte kancer, në mbrëmje gjykoi ndeshjen”, historia e arbitrit të sfidës Kosovë-Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 14:23

“Në mëngjes i thanë se kishte kancer, në mbrëmje gjykoi ndeshjen”, historia e arbitrit të sfidës Kosovë-Spanjë

Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull gjyqtarit kryesor të ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës, Robert Madden, i cili para disa kohësh ishte diagnostikuar me kancer, por tashmë e ka fituar luftën përballë kësaj sëmundje.

gjyqtaret-780x439

Një mëngjes në mars të vitit 2016, Robert Madden i lindur më 25 tetor të 1978, shkoi te mjeku për të kryer disa analiza.

Ata i thanë se kishte kancer të tiroides. Atë darkë, ai shkoi të bënte atë që i pëlqen më shumë në jetë: drejtimin e një loje futbolli në kampionatin skocez.

Për muaj të tërë, ai luftoi me sëmundjen deri sa e mposhti. I përmirësuar, por në trajtim të plotë, ai kishte forcën për të shkuar në Evropianin U-21 më 2017.

Sot, ky gjyqtar, i cili pothuajse gjithmonë buzëqesh në fotot qe publikon në llogarinë e tij në Instagram, gjykon ndeshjen e Spanjës për herë të parë dhe atë në ndeshjen e sotme (e mërkurë) ndaj Kosovës në Prishtinë.

Pjesa më e madhe e asaj fuqie dhe aftësie për të shkëlqyer u gjet nga Madden në rininë e tij. Ai ishte një atlet në distanca të gjata që shkëlqeu në kampionatet stërvitore skoceze derisa në moshën 19 vjeçare një dëmtim e detyroi atë të largohej.

bobby-madden-1536x1024

Pastaj ai filloi arbitrimin për të vijuar gjithashtu një karrierë në distanca të gjata, sepse që nga viti 2010 atij i është dhënë stema e gjyqtarëve ndërkombëtarë të FIFA-s.

Deri më sot, Madden nuk e ka gjykuar Spanjën, por as Kosovën. /Telegrafi/

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"