Në Madrid nuk e harrojnë francezin, Perez tallet me Mbapenë: Do të jetë bërë pishman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 13:28


Në Madrid nuk e harrojnë francezin, Perez tallet me Mbapenë: Do të jetë bërë pishman

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është bërë sërish protagonist me batutat e tij. Këtë herë ai është marrë me sulmuesin e munguar të Realit, Kilië Mbape.

Perez Mbape

Vetëm pak ditë më parë, i pyetur nga një tifoz për rikthimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos në Madrid, Perez iu përgjigj se nuk kishte ndër mend të rikthente një 38-vjeçar. Qëndrimi i tij shkaktoi zemërim në familjen Ronaldo, që iu kundërpërgjigj me anë të së motrës.

Pas takimit kundër Almerias, Perez ka lëshuar batutën e radhës. Numri një i Realit është pyetur nga një tifoz në lidhje me Mbapenë, teksa përgjigjja e tij ka qenë epike: Mbape? Besoj se do të jetë bërë pishman që nuk erdhi”.

PANORAMASPORT.AL