Në Lushnje nuk e kapërdijnë dot humbjen me Apoloninë, futbollisti i verdhjeshilëve: Penalltia ishte turp, gjyqtari vetëm qeshte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 12:45

Në Lushnje nuk e kapërdijnë dot humbjen me Apoloninë, futbollisti i verdhjeshilëve: Penalltia ishte turp, gjyqtari vetëm qeshte

Episodi që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ishte ai i minutës së 39- të, ku lushnjarët u ndëshkuan me një penallti, që sipas tyre ishte inekzistente.
arber mone

Mbrojtësi i krahut të majtë të Lushnjës, Arbër Mone, shpjegon episodin për gazetën: “Ishte një penallti për turp. Për të mirën e futbollit ndeshjet jepen direkt në televizor dhe gjithsecili e shikon qartë se çfarë penalltie për turp ishte ajo që dha Ziri. Gjatë protestës i thashë që kam larguar topin, ndërsa gjyqtari nuk jepte përgjigje, por vetëm qeshte. Ishte i sigurt që nuk ishte penallti dhe vetëm qeshte. Sepse nuk kishte se çfarë të thoshte. Kishim tre muaj e gjysmë që përgatiteshim për këtë ndeshje dhe për fatin e keq nuk janë futbollistët që vendosin, por gjyqtarët. E dimë që penalltia u dha, sepse gjyqtarit po i shkonte keq ndeshja. Të largosh topin nga zona dhe të ndëshkohesh me penallti, është krejtësisht absurde dhe ndodh vetëm në Shqipëri”, u shpreh Mone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"