Në Lushnjë janë të etur për futboll, portieri Kaloshi: Gati 100% për fillimin e kampioantit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 14:17

Në Lushnjë janë të etur për futboll, portieri Kaloshi: Gati 100% për fillimin e kampioantit

Lushnja e bëri totalisht pushim fundjavën. Ilir Gjyla shmangu miqësoret dhe u dha mundësi lojatareve që të dielën të rigjeneronin forcat, ndoshta me shpresën që do të niste kampionati. E megjithatë, edhe sot do t’u duhet që të nisin programin stërvitor pa futboll zyrtar.

Kaloshi

Lushnjarët janë realisht të etur për të zbritur në fushë, por bojkoti i Kategorisë Superiorë po “djeg” edhe ligat e tjera. Pjesa dërrmuese e verdhejeshilëve të këtij edicioni përbëhet nga të huaj apo “jabanxhinj” dhe të paktë janë lushnjarët që rinovuan, ku shumica e tyre ka qenë zgjedhje e dytë. Në këtë pikëpamje, ky kampionat mezi pritet nga një kontingjent lojtarësh, të cilët po presin me ankth që të tregojnë vlerat që kanë. Dhe fakti që janë te Lushnja e cila ka pretendime të mëdha, mund ta quajnë edhe një shans.

Skuadra do ta nisë kampionatin me supersfidën ndaj Besës, por atmosfera ka mbetur pezull për shkak se nuk dihet se kur do të luhet java e parë e Kategorisë së Parë. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” portieri Ariol Kaloshi u shpreh: “Së pari jemi me shpresën e madhe, që të nisë kampionati. Siç e kemi thënë, Lushnja është një skuadër e përgatitur me shumë pasion, me dëshirë, ndaj me padurim presim lojën. Të nisë gara dhe të bëjmë kampionatin tonë. Që në fillim na pret një ndeshje e bukur. Të shohim kur do të luajmë. Jemi 100% gati”, është shprehur gardiani 21-vjeçar.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"