Në listë edhe Tonali me Ken, Italia shkon me “peshat e rënda” në Europianin U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 19:17

Në listë edhe Tonali me Ken, Italia shkon me “peshat e rënda” në Europianin U21

Italia kërkon me çdo kusht që të bëjë mirë në Kampionatin Europian U21 që zhvillohet gjatë kësaj vere në Rumani. Kjo është arsyeja pse trajneri Paolo Nikolato, në bashkëpunim me klubet, ka vendosur që të thërrasë në grumbullim edhe emra shumë të njohur të Serisë A.

tonali ken

Ato që bien në sy më shumë janë Tonali i Milanit, Ken i Juventusi, Parisi i Empolit, Skalvini i Atalantës apo edhe Bove i Romës e Udogi i Udinezes.

Italia do të luajë në grup ndaj Francës, Norvegjisë dhe Zvicrës me qëllimin për të kaluar këtë fazë e për të synuar finalen, pasi dëshiron të fitojë Europianin që siguron praninë edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024. Lista është e përbërë nga 28 lojtarë, por vetëm 23 do të udhëtojnë drejt Rumanisë për turneun në fjalë.

LISTA
Portierë:
Marko Karneseki (Kremoneze), Alesandro Sorrentino (Monza), Stefano Turati (Frosinone)
Mbrojtës: Andrea Kambiaso (Bolonja), Xhorxhio Çitadini (Modena), Mateo Lovato (Salernitana), Kaleb Okoli (Atalanta), Fabiano Parisi (Empoli), Nikolò Pieroci (Rexhina), Lorenco Pirola (Salernitana), Xhakomo Kualjata (Kremoneze), Xhorxhio Skalvini (Atalanta), Destini Ijenoma Udogi (Udineze), Alesandro Zanoli (Sampdoria);
Mesfushorë: Edoardo Bove (Roma), Xhovani Fabian (Rexhina), Jakopo Fazini (Empoli), Fabio Mireti (Juventus), Samuele Riçi (Torino), Nikolo Rovela (Monza), Sandro Tonali (Milan);
Sulmues: Nicolo Kambiagi (Empoli), Mateo Kançelieri (Lacio), Lorenco Kolombo (Leçe), Moise Bioti Ken (Juventus), Samuele Mulatieri (Frosinone), Gaetano Pio Oristanio (Volendam), Pietro Pelegri (Torino).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"