Në Laç duhet të krenohen, Nuabueze është nigeriani që shënon më tepër në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 13:50

Në Laç duhet të krenohen, Nuabueze është nigeriani që shënon më tepër në Europë

Kirian Nuabueze është zbulimi i sezonit 2019-2020 në Kategorinë Superiore. Sulmuesi i Laçit ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje të aktivizuara këtë sezon me fanellën e kurbinasve. Gjashtë herë 27-vjeçari ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Nuabueze ka kombësi nigeriane, por njëkohësisht edhe nënshtetësi amerikane, pasi është formuar si futbollist pikërisht në SHBA, ku në vitin 2012 ka nisur karrierën si profesionist te Pateadores.nUABUEZE

Ndërkohë, mediat në Nigeri kanë bërë një vëzhgim të të gjithë lojtarëve me këtë kombësi që luajnë në Europë. Konkluzioni është ky: Nuabueze është sulmuesi nigerian që shënon më shumë deri më tani. Ai mban vendin e parë sa u përket golave të shënuar nga nigerianët në të gjitha shtetet evropiane ku luajnë.

Vlen të theksohet se sulmuesi shënoi 14 gola vetëm në 15 ndeshjet e tij të para me kurbinasit. Në vend të dytë nga futbollistët nigerianë që luajnë në Europë renditet Cyriel Desers, i cili luan me holandezët e Herakles.kirian nuabueze

Ai ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të zhvilluara në “Eredivisie”. Pas tij vjen Kingslei Onuegbu, i cili me Nea Selaminën në kampionatin qipriot ka shënuar 14 gola (23 ndeshje).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"