Në Kupë me të rinjtë, krutanët mendojnë vetëm Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 15:32

Në Kupë me të rinjtë, krutanët mendojnë vetëm Superioren

Vëmendja e krutanëve gjatë gjithë këtyre ditëve përgatitje ka qenë e fokusuar totalisht te ndeshja e kampionatit ndaj Kamzës, përballje në të cilën shpresohet që skuadra të reagojë dhe të rikthehet te rezultatet pozitive pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në kampionat.

40240031_1811809145601961_8862601269391392768_o

Lajmi i mirë për stafin teknik është riaftësimi i të gjithë lojtarëve që kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë këtyre ditëve të fundit, pasi ndaj Kamzës grupi pritet të jetë i plotë. Gjithashtu, kjo javë pauze i ka shërbyer më së miri skuadrës si edhe afrimeve të reja për të harmonizuar më së miri lojën në grup, madje në seancat stërvitore të javës që lamë pas, është punuar enkas me kohë të veçantë në çdo repart.

40118789_1811810698935139_1587066003001442304_o

Krutanët gjatë tri javëve të para kanë grumbulluar vetëm 3 pikë, duke mundur Luftëtarin e shijuar humbjen si me Partizanin dhe Skënderbeun. KUPA – Si rrallëherë, duket se përballja ndaj Korabit në Kupë ka shumë pak interes për krutanët. Madje, nga burime të gazetës mësohet se formacioni, me të cilin krutanët do të udhëtojnë drejt Peshkopisë, pritet të jetë një formacion kryesisht me lojtarë të rinj dhe ata që ende nuk kanë pasur hapësira për t’u aktivizuar në kampionat

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"