Në Kupë me skuadrën e dytë, ja formacioni i mundshëm i Tiranës ndaj Shkumbinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 11:59

Në Kupë me skuadrën e dytë, ja formacioni i mundshëm i Tiranës ndaj Shkumbinit

Me një formacion të ri do të luajë sot Tirana ndaj Shkumbinit në Kupën e Shqipërisë. Skuadra do të jetë e gjitha e re ose më saktë rreshtimi i dytë, me Xhixhën titullarin e vetëm në lojë.

TIRANA

Lika, Nuri, Muça, Behiratçe, Përgjoni, Zhivanaj, Kuka, Hoti, Gjumsi, Beshiraj e Xhixha. Tirana luan të mërkurën në turin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Shkumbinit.

Për koincidencë, një ndeshje që bardheblutë e kanë luajtur edhe një sezon më parë në këtë nivel të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjen e vitit të shkuar Tirana e ka fituar me rezultatin 4-1.

Takim që e kualifikoi në turin tjetër, ku bardheblutë u eliminuan nga skuadra e Korabit. Tirana kërkon me ngulm finalen e këtij sezoni të Kupës së Shqipërisë.

TIR

SHK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"