Në krye të kampionatit dhe lufton të shkojë larg në Europa Ligë, klubi europian shkarkon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 18:15

Në krye të kampionatit dhe lufton të shkojë larg në Europa Ligë, klubi europian shkarkon trajnerin

Ndryshimet në pankinë nuk ndodhin rëndom vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë.

europa-league-insidia-ludogorets-per-linter-maxw-814
Klubi bullgar i Ludogoretsit ka shkarkuar trajnerin Aleksi Zheliazkov pas arritjes së kualifikimit në raundin e 1/32 të Europa Ligës. Menjëherë, drejtuesit bullgarë kanë gjetur dhe pasardhësin e tij, i cili është Pavel Vrba, i cili e nis detyrën që në 1 janar.

E habitshme është fakti që Ludogorets nuk ka dalë jashtë objektivave të këtij sezoni duke kryesuar kampionatin bullgar me 48 pikë, ndërsa ka realizuar objektivin minimal të kalimit të grupit të Europa Ligës.

Ludogorets ka një mision tepër të vështirë për të vazhduar fushatën europiane teksa duhet të eliminojnë Interin. Të dy ekipet do të përballen për herë të parë në 20 shkurt në Razgrad të Bullgarisë në 20 shkurt. Italianët nisen si favoritë, por ky kompeticion ka prodhuar gjithmonë surpriza.

internazionale_cinemaApp

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"