“Në Kosovë nuk patën nevojë për dekret për t’u izoluar”, futbollisti italian rrëfen jetën në karantinë: Ushqimi është i rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 16, 2020 | 22:13


“Në Kosovë nuk patën nevojë për dekret për t’u izoluar”, futbollisti italian rrëfen jetën në karantinë: Ushqimi është i rëndë

Portieri i Llapit në Kosovë Xhakomo Nava është rrëfyer sërish për gjendjen e krijuar në këtë vend pas ndalimit të aktiviteteve publike për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në Kosovë.

nava_3_GDM_

Në interivstën e radhës për “TMW Radio”, 23-vjeçari tregon se qytetarët në Kosovë u mobilizuan më shpejt për t’u izoluar, ndryshe nga Italia ku duhej të pritej dekreti i qeverisë për karantinimin në banesa,  Ndërkohë, ai shton se njerëzit në Kosovë e shohin me frikë për faktin se është italian, por ai përpiqet t’ju shpjegojë se nuk përbën rrezik infektimi me koronavirus, pasi jeton në Kosovë prej një kohe jo të shkurtër.

“Reagimi i qytetarëve të Kosovës ndaj koronavirusit – Edhe më para se të infektoheshin njerëzit, u morën masa parandaluesendaj infeksionit dhe për këtë arsye nuk mendoj se do të përhapet njësoj si  u përhap në Itali.

Njerëzite e shohin me frikë –
Po, më ka ndodhur disa herë. Kur ata e kuptonin që jam italian, shokoheshin dhe duhej t’ju shpjegoja se jam në Kosovë prej një kohe të gjatë.

nava_5_GDM

Izolimi i qytetarëve të Kosovës në shtëpi – Ata e kuptuan përpara të tjerëve se duhej të qëndronin në shtëpi.Në Itali duhej të pritej një dekret për t’u bindur, kurse këtu njerëzit u vendosën menjëherë në karantinë.

Të qenit i mbyllur në shtëpi – Kam nxjerrë pajisjet për t’u stërvitur dhe shtëpia ime tani ngjan si palestër. Kur mbaroj stërvitjen, bëhem njeri shtëpiak duke pastruar dhe vendos gjërat në vendin e duhur. Kaloj shumë mirë në kuzhinë. Jam me fat sepse këtu ushqimet kryesisht janë të rënda për shëndetin e një sportisti. Këtu vështirësia më e madhe është të gjeturit e përbërësve të duhur për të gatuar”, përfundoi portieri i Llapit Xhakomo Nava.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com