Në Korçë luhet sfida e ish-ëve, 5 me 1 për Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 15:05

Në Korçë luhet sfida e ish-ëve, 5 me 1 për Skënderbeun

Skënderbeu e pret Partizanin të shtunën në Korçë, takim i cili do të luhet në orën 17:00. Pritet një duel i fortë në fushën e lojës, për vetë antagonizmin që i ka shoqëruar të dyja klubet në sezonet e fundit.

Skenderbeu-Partizani

Dueli i 116-të në historinë e dy skuadrave do të jetë edhe një përballje ish-ësh, ku rezultati anon ndjeshëm nga korçarët, 5-1. Emiljano Vila është ish-i i fundit i Partizanit, që i është bashkuar Skënderbeut, ku aty ka gjetur edhe dy portierët, Orges Shehi dhe Mario Dajsinani, si dhe Gjergji Muzakën me Tefik Osmanin.

partizani-skenderbeu-470x313

Ndërsa Gerhard Progni mbetet ish-i i vetëm i Skënderbeut në radhët e kryeqytetasve. Mbetet për t’u parë nëse ndonjëri prej tyre do të ketë fatin të ndëshkojë ish-ekipin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"