“Në kohën e De Biazit nuk kishim kaq kualitet”, Lenjani: Ja përse u zëvendësova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 23:17

“Në kohën e De Biazit nuk kishim kaq kualitet”, Lenjani: Ja përse u zëvendësova

Ermir Lenjani nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit në fund përballë Islandës në një prononcim të tijin për “Super Sport”.

bandicam 2022-09-27 23-11-46-129

“Jam i lumtur që shënova golin. E kishim analizuar lojën dhe u fokusuam te gabimet në fund. Duhet të mësohemi që mos të na ndodhë më.

Në kohën e De Biazit nuk kishim lojtarë që luanin në liga shumë të mira. Kemi lojtarë që luajnë në Seria A, në La Liga. Tani kemi më shumë kualitet, më shumë cilësi.

Ndjeja pak dhimbje muskulore dhe e kërkova vet ndërrimin. Kisha dhimbje gjatë javës prandaj u zëvendësova”, u shpreh Lenjani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"