“Në këtë periudhë është e vështirë të afrohen sponsora për klubet”, Libohova: Duhet një komision me 5-6 anëtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 23:25

“Në këtë periudhë është e vështirë të afrohen sponsora për klubet”, Libohova: Duhet një komision me 5-6 anëtarë

Presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohova propozoi që të ngrihet një komision me përfaqësues nga qeveria, parlamenti, FSHF-ja, Liga Profesioniste dhe KOKSH-i për miratimin e ndryshimeve ligjore në sportin shqiptar.
Screenshot_10-9

Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH Sport”, ai shtoi gjithashtu se është e vështirë që në këtë periudhë të vështirë të ekonomisë të afrohen sponsorë për sportin

“Kuadri ligjor për nivelin europian është i vërtetë. Largimi i bashkive nga klubet do të krijojë një handikap të madh për shumë sporte, jo vetëm për futbollin. Bëhet i domosdoshëm miratimi i ligjit të sponsorizimit. Është bërë një ndryshim te tatimet te ligji i sportit, pra të njihen ata sponsora që fitojnë 100 milionë lekë të reja, e autorizon drejtori i tatimeve. Nuk ka funksionuar në ligjin që ka qenë as dje, nuk ka funksionuar as sot.

Për 4 pikat e parashtruara nga liga, janë të realizueshme, por qeveria dhe ministria duhet të bëjë llogari. Te ligji i sponsorizimeve për ndryshimet në vitin e kaluar, përderisa nuk ka funksionuar, nëse do të zbatohet. 45 shteti%, 55% sponsori. Është shumë e vështirë të gjejmë sponsorë në këtë situatë.

Jo vetëm kompanitë që fitojnë 100 milionë të reja, por dhe autorizim për klubet. Duhet të ketë një komision me KOKSH, Ligë, FSHF, ndoshta dhe nga parlamenti me 5-6 anëtarë. Nëse nuk je i formalizuar, ai sponsor nuk mund t’i japë ato para.

I kam bërë këto biseda me zv.ministrin e sporteve. Edhe me ish-zv/ministrin e financave. Ata nuk pranuan. Nesër liga ka takim, nëse jepet drita jeshile, me sforco të madhe do të shkoj të takohem me qeverinë”, deklaroi presidenti i Ligës Profesioniste dhe zv/presidenti i FSHF-së Edvin Libohova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"