Në kërkim të suksesit ndaj Sitit, Modriç: Champions-i i gjashtë, motivim ekstra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 11:50

Në kërkim të suksesit ndaj Sitit, Modriç: Champions-i i gjashtë, motivim ekstra

Luka Modriç, i cili shoqëronte Karlo Ançelotin në konferencën për shtyp të Realit përpara Sitit, ka një synim të qartë: të fitojë Champions-in e tij të gjashtë në karrierë në Stamboll.

modric

“Mezi po e pres nisjen e ndeshjes. Dua ta shijoj këtë moment sa më shumë që të jetë e mundur. Jemi me të vërtetë të emocionuar për ndeshjen. Të fitoj Ligën e Kampioneve për herë të gjashtë është sigurisht diçka që e mendoj.

Është një motivim ekstra. Por Reali i Madridit gjithnjë të motivon, nuk ka rëndësi kompeticioni në të cilin luan. Jemi pranë realizimit të diçkaje historike. Ndiej besimin dhe qetësinë brenda skuadrës me Karlo Ançelotin trajner. Shpresoj të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer dhe shkojmë në finale”, tha mesfushori kroat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"