Në kërkim të një zëvendësuesi të Tiago Silvës, PSG përpiqet të joshë mbrojtësin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 19:40

Në kërkim të një zëvendësuesi të Tiago Silvës, PSG përpiqet të joshë mbrojtësin e Interit

PSG është gati t’ia dyfishojë pagën Milan Skrinjarit në mënyrë që ta marrë nga Interi. 25-vjeçari sllovak është nën kontratë me zikaltërit deri në 2023.

skriniar.inter.2019.20.750x450

PSG kërkon një zëvendësues për Tiago Silvën që u largua drejt Çelsit. Sipas “FCInterNews.it”, agjenti i Skrinjarit, Simonian ka fluturuar drejt Parisit për negociatat.

Sipas raportimeve, PSG ka përgatitur një kontratë 5 vjeçare për mbrojtësin e Interit, me pagë dyfish më të lartë seç merr tek zikaltërit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"